zoom

Politikë

Rastësi? Audio-përgjimi i Veliajt, policia zbarkon në bizneset e Dukës

Si për rastësi të fatit, fill pasi Federata Shqiptare e Futbollit publikoi disa përgjime audio, në të cilat, sipas saj, dëgjohet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur me një fjalor banal dhe duke dhënë udhëzime se si mund të vihej nën kontroll FSHF-ja, furgonat e policisë kanë zbarkuar te bizneset e Armando Dukës.

Forca të shumta policore janë parë në ambientet e kompanisë Aiba në Shkozet.

Një pjesë e mediave e kanë raportuar këtë si presion të drejtpërdrejtë ndaj Dukës.