E shtunë, 28 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

“Nuk jemi k*rva, do i bëjmë shurrën”/ Audio-përgjimi, reagon Veliaj: U qëndroj atyre që kam thënë

Kryebashkiaku nuk tërhiqet nga çfarë ka thënë

24/01/2022
in Politikë, Slider
0
“Nuk jemi k*rva, do i bëjmë shurrën”/ Audio-përgjimi, reagon Veliaj: U qëndroj atyre që kam thënë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi Federata Shqiptare e Futbollit publikoi disa përgjime audio, në të cilat, sipas saj, dëgjohet kryebashkiaku duke folur me një fjalor banal dhe duke dhënë udhëzime se si mund të vihet nën kontroll FSHF-ja.

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!”- deklaron Veliaj.

Më tej vijon:

“Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!  “Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.”

Sa i takon audio-përgjimit, bëhet fjalë për një takim të Veliajt me trajnerët e futollit dhe mësuesit edukimit fizik, ku diskutohet për zgjedhjet në asamblenë e FSHF për Tiranën.

“Fraza shumë të rëndë”, tha një zëdhënës i FSHF teksa publikoi përgjimet. “Fjalor prej një rrugaci, një të forti lagjje, në ca momente edhe si prokuror”, shtoi ai.

Por cila është përmbajtja e përgjimit?

Zoom.al zbardhi disa prej këtyre frazave:

“Nesër do të mblidhemi në parkun Olimpik të Tiranës dhe do të shkojmë te Federata Shqiptare e Futbollit për t’i bërë shurrën në shëpinë e tyre”.

“Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, por Jezusi me Muhamedin të zbresin nuk e ndalin dot luftën time.”

“Unë do bëj cdo gjë për t’ua nxirë jetën këtyre, me prokurori dhe me SPAK. Tani edhe ne po të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot, sepse prokuroria është vënë në lëvizje”.

“Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll”.

“Po mirë për Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kryetarit të Shoqatës Rajonale të futbollit Tiranë), që qesh me mu, po si ka mundësi që ju ka marrë dinjitetin, ju ka marrë burrërinë, si mund të presë robi koqet dhe të sillet si një rrotë k*ri, ndërkohë që është njeri i futbollit, ka luajtur gjithë jetën futboll”.

“Ne nuk jemi k*rva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do të shkojmë aty për t’i bërë shurrën”.

“E di që kanë bërë disa veta gabim. Sot do te keni edhe juristin edhe noterin në sallë. Është noteri në fund të sallës? Po. Dy noterë dhe do të firmosin. Çdo gjë e firmosur deri tani nuk vlen. Hyn në fuqi sot. Kemi noteri ne. Çdo gjë është aty, që ata mund të kenë firmën deri tani, nuk vlen. Dhe votat tona janë sot këtu me noterin tonë.”

“Pasi të shpartallojmë Tiranën, do ikim qytet më qytet. Jam kryetar Bashkie. Dua ta kontroll unë futbollin, shtëpinë time. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Ju do të mbështesni në bllok kandidatin Eduard Prodani.”

FSHF dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë përfshirë prej ditësh në replika, teksa zgjedhjet për presidentin e FSHF po afrojnë. Procesi do të zhvillohet me 2 mars dhe mazhoranca duket se do të mbështesë një kandidat të saj, edhe pse politika nuk duhet të interferojë në këtë proces, pasi UEFA dhe FIFA e kanë ndaluar.

Në zgjedhjet e kaluara përballë Armando Dukës kandidoi i ndjeri Bashkim Fino, i cili ishte edhe deputet i PS. Në këto zgjedhje, mesa duket, beteja politike kundër Dukës, i është ngarkuar kryebashkiakut Erion Veliaj.

Tags: audio-pergjimFSHFreagimVeliaj

Të lidhura

  • Kalo, kundër Veliajt: Akuzon FSHF-në, por ke marrë 2 herë votat tona dhe as ujin s’ke sjellë dot
  • Rastësi? Audio-përgjimi i Veliajt, policia zbarkon në bizneset e Dukës
  • Skandal/ FSHF publikon audio-përgjimin e Erion Veliajt: S’jemi k*va. Si sillet robi si rrotë k*ari
  • Veliaj mesazh Armando Dukës: Mund të jesh i pavarur, por jo i paprekshëm
  • Zgjedhjet në FSHF, Veliaj kallëzon Ilir Shulkun dhe Ardian Haçin
ShareTweetSend

Të lidhura

SPAK i bllokoi pasurinë, kush është deputeti që Berisha e propozoi për në Kryesi
Politikë

SPAK i bllokoi pasurinë, kush është deputeti që Berisha e propozoi për në Kryesi

27/05/2022
Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Lajm i rradhës
(VIDEO) Ç’po ndodh në Ukrainë? Karvani i gjatë me tanket ruse drejtohet në kufi

(VIDEO) Ç'po ndodh në Ukrainë? Karvani i gjatë me tanket ruse drejtohet në kufi














Të fundit

Politikë

SPAK i bllokoi pasurinë, kush është deputeti që Berisha e propozoi për në Kryesi

27/05/2022
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Sport

Peshëngritësi Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

27/05/2022
Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

27/05/2022
Sport

Kore dhe banderola kundër Lazio-s, Kumbulla me shokë nën hetim

27/05/2022
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek

27/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In