zoom

In Zoom

Rama vetëshpallet “Ylli i madh”! I heq presidentit gjysmën e dekoratave, bie “Nderi i Kombit”

“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku falë Ilir Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës. Kjo përbën një shkelje edhe më të rëndë se edhe shkelja e Kushtetutës në sensin e antologjikes”.

Kështu do të deklaronte kryeministri Edi Rama në prill të këtij viti përpara nisjes së procesit për përzgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës si president i vendit.  Dekorimet nga presidentët e ndryshëm kanë qenë një problem më vete, pasi kishte inflacion medaljesh, dhe se shpeshherë që ato jepeshin për qëllime politike.

Kjo dukuri u rrit dukshëm që nga presidenti Bamir Topi për të vazhduar më pas nga Bujar Nishani dhe Ilir Meta. Këta dy të fundit i shfrytëzuan për qëllime politike, dekorata që u dhanë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Përplasjeve për dekorimet, Rama duket se do t’u japë fund me miratimin e një ligji të posaçëm për dekorimet duke ia reduktuar në maksimum të drejtën e dhënies së titujve nga ana e presidentit, si dhe përcaktimin e një kancelari të posaçëm që do të fusë në filtër propozimet për dhënien e titujve.

Nga 14 dekorata që presidenti jepte aktualisht, tani me projektligjin e ri të siguruar nga Zoom ai ka të drejtë të japë vetëm shtatë prej tyre.

“Urdhri Suprem i Shqiponjës; Urdhri i Skënderbeut; Urdhri i Lisit Akademik;  Medalja e Meritës Ushtarake; Medalja e Meritës Civile;  Medalja Nënë Tereza; Medalja Pishtar i Demokracisë janë dekoratat që ka të drejtë të japë presidenti.

Nuk do të ekzistojnë dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”. Me draftin e ri të siguruar nga ZOOM.AL janë shkrirë në një duke u cilësuar si Urdhri i Skënderbeut. Gjithashtu është hequr dekorata e famshme “Nderi i Kombit”, që u dha dikur që  koha kur presidenti ishte Sali Berisha. Ndërsa urdhri Naim Frashëri që iu jepej kryesisht akademikëve është zëvendësuar Urdhri i Lisit Akademik.

Meta jep dekoratën “Nderi i Kombit’, xhudistet, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe trajnerin e tyre Driton Kukaj, pas fitimit të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Rama dekoron veten

Rama ka futur gjithashtu dhe një nderim të posaçëm që në fakt e ka pasur kur me vendim qeverie, VKM. Bëhet fjalë për Yllin e Madh që jepet si pjesë e Urdhrit Suprem të Shqiponjës.

Pikërisht në këtë draft theksohet se Urdhri Suprem i Shqiponjës përbëhet në rend zbritës nga këto shkallë: a) Gjerdani i Madh i Urdhrit; b) Ylli i Madh; c) Oficer i Madh; ç) Komandar; d) Oficer; dh) Kalorës.

Nëse dikur ai sulmonte presidentët për dhënien e dekoratave tani  me anë në një prej neneve të fshehura, Rama ka menduar që t’i japë medalje dhe vetes.

“ Presidenti i Republikës, për shkak të funksionit, është mbajtës i shkallës Ylli i Madh që nga dita e marrjes së detyrës. Shkalla Ylli i Madh i jepet për shkak të funksionit, pas mbarimit të tij, edhe Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit kur kanë ushtruar funksionin për jo më pak se dy vjet”, thuhet në pikën 4 të nenit 6.

Kontrolli i dhënies së dekorimeve do të bëhet nëpërmjet kancelarit që kontrollohet nga një bord që emërohet nga Kryeministri. Ndërsa në vit, përjashto të huajt, nuk do të jepen jo më shumë se 254 dekorata, ndërsa Meta mund të 10 për qind të dekoratave , pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, deri në 10% të numrit të përcaktuar.

Kujt do t’i hiqen dekoratat

Një nen i ri është propozuar për heqjen e dekoratave që personave që iu është dhënë më parë. Sipas nenit 23,  Heqja e dekoratave bëhet:   a) me vendim të formës së prerë të dhënë nga gjykatat shqiptare, kur është dhënë si dënim plotësues sipas përcaktimeve në Kodin Penal.

Gjithashtu kjo bëhet  me vendim të autoritetit përgjegjës për dhënien e dekoratës, kur mbajtësi i saj: i) është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, ose është shpallur “person i padëshiruar”, sipas përcaktimeve të legjislacionit që rregullon regjimin e hyrjes e të qëndrimit të të huajve në Republikën e Shqipërisë./Zoom.al/

 

 

Propozimi ri me ligj

Dekoratat në Republikën e Shqipërisë, ndahen në urdhra dhe medalje, si vijon:

  1. a) Urdhri Suprem i Shqiponjës;
  2. b) Urdhri i Skënderbeut;
  3. c) Urdhri i Lisit Akademik;

ç) Medalja e Meritës Ushtarake;

  1. d) Medalja e Meritës Civile;
  2. dh) Medalja Nënë Tereza;
  3. e) Medalja Pishtar i Demokracisë;

ë) Medalja e Mirënjohjes Publike;

  1. f) Medaljet përkujtimore ushtarake dhe civile;
  2. g) Medalja e Shërbimit Ushtarak.
  3. gj) Medalja e Shërbimit të Rendit Publik.

Dekoratat e parashikuara në shkronjën “a” deri në shkronjën “e” të nenit 5 të këtij ligji, jepen me dekret të Presidentit të Republikës. Dekreti i Presidentit botohet në Fletoren Zyrtare.

 

14 Nderimet që jep aktualisht jepte presidenti

“Dekorata e flamurit kombëtar”

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Dekorata “Nderi i kombit”

Dekorata “Nënë Tereza”

“Dekorata e artë e shqiponjës”

Dekorata “Pishtar i demokracisë”

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”

Titulli “Martir i demokracisë”

Titulli “Mjeshtër i madh”

Titulli “Naim Frashëri”

Titulli “Për merita të veçanta civile”

Medalja “Shërbime Ushtarake”

Medalja e Mirënjohjes

Neni 8

Urdhri i Skënderbeut

  1. Urdhri i Skënderbeut jepet për të vlerësuar kontribute dhe merita të dalluara e të qëndrueshme, civile ose ushtarake, në dobi të shtetit e kombit shqiptar, si dhe të shoqërisë dhe vlerave demokratike.
  2. Urdhri i Skënderbeut përbëhet në rend zbritës nga këto shkallë:
  3. a) Ylli i Madh;
  4. b) Oficer i Madh;
  5. c) Komandar;

ç) Oficer;

  1. d) Kalorës.

Numri vjetor i dekorimeve

  1. Numri vjetor i dekoratave që mund të jepen për secilën shkallë, nuk mund të jetë më i madh se:
  2. a) Për Urdhrin Suprem të Shqiponjës:
  3. i) Ylli i Madh – 2 (dy);
  4. ii) Oficer i Madh – 3 (tre);

iii) Komandar – 5 (pesë);

  1. iv) Oficer – 10 (dhjetë);
  2. v) Kalorës – 20 (njëzetë);
  3. b) Për Urdhrin e Skënderbeut:
  4. i) Ylli i Madh – 3 (tre);
  5. ii) Oficer i Madh – 6 (gjashtë);

iii) Komandar – 20 (njëzetë);

  1. iv) Oficer – 40 (dyzetë);
  2. v) Kalorës – 50 (pesëdhjetë);
  3. c) Për Urdhrin e Lisit Akademik:
  4. i) Ylli i Madh – 5 (pesë);
  5. ii) Komandar – 10 (dhjetë);

iii) Kalorës – 80 (tetëdhjetë).

  1. Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Urdhrit, mund të dekorojë kryesisht, çdo vit, pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, deri në 10% të numrit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.

 

 

Llojet e dekoratave dhe titujve të nderit sipas ligjit aktual

Dekoratat dhe titujt e nderit në Republikën e Shqipërisë, sipas rëndësisë, janë:

“Dekorata e flamurit kombëtar”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita

të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja

për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë.

Dekorata “Nderi i kombit”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Dekorata “Nënë Tereza”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit.

“Dekorata e artë e shqiponjës”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje.

Dekorata “Pishtar i demokracisë”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për shërbime të shquara dhe sakrifica të kryera për kombin shqiptar dhe demokracinë.

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.

Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar.

Titulli “Martir i demokracisë”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Republikës së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Titulli “Mjeshtër i madh”, i cili u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit.

Titulli “Naim Frashëri”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse.

Titulli “Për merita të veçanta civile”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Republikën e Shqipërisë.