zoom

Lajme

Rama reagon pas 24 orësh me shprehje të vjetra për investigimin e dytë të “Rai 3”

24 orë pas transmetimit të intervistës së plotë të dhënë për televizionin italian “Rai 3”, kryeministri Edi Rama bëri reagim në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës, gazetari italian Giorgio Mottola u përpoq të nxirte në pah lidhje të qeverisë me eksponentë të krimit dhe e vuri Ramën në siklet në disa momente.

Por kryeministri në reagimin e tij u shpreh se intervista e tij po interpretohet sipas dëshirës për të festuar humbje, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk do të ndalet.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, tha Edi Rama në platformën “X”.