zoom

Aktualitet

Rama: Projekti i Sazanit ka ndryshuar, do ketë më pak ndërtime

Rama: Projekti i Sazanit ka ndryshuar, do ketë më pak ndërtime

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Vlora projektin për ishullin e Sazanit, duke theksuar se ai mbetet pronë e shtetit shqiptar dhe as nuk është shitur, as nuk do të shitet.

Gjatë një takimi me operatorët turistikë, Rama sqaroi se projekti për zhvillimin e ishullit është rishikuar. Sipas tij, ideja fillestare është transformuar dhe tashmë parashikon shumë më pak ndërtime, duke shmangur modelin e një resorti të izoluar.

Ai bëri të ditur se Shqipëria do të jetë pjesë e strukturës që do të menaxhojë investimin, përmes një bashkëpunimi me partnerë të tjerë, duke garantuar përfaqësimin dhe interesin publik në këtë projekt.

Rama u bëri thirrje operatorëve turistikë që të mendojnë në mënyrë strategjike për investimet e tyre në vitet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një imazhi dhe reputacioni afatgjatë për turizmin në rajon.

“Nuk e kemi shitur dhe nuk e shesim ishullin sepse Sazani është pronë e Republikës së Shqip dhe do mbetet. Nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin.

Sepse Republika e Shqipërisë do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe administrojë ishullin. Shqiptarët janë të përfaqësuar në këtë iniciativë. Nuk do jetë një resort i mbyllur. Nuk do bëhet rezervatë, projekti i Sazanit ka ndryshuar si proces, si projekt ndërtimi. Do ketë shumë pak ndërtime. Do ketë profil kulturor, artistike.

Do të jetë nga projektet më të bukura në Mesdhe. Bashkë me pjesën përballë Sazanin, me arkitektët më të mëdhenj të botës, do jetë një zhvillim që do i rrisi vlerën gjithë zonës. Ata që shikojnë ngushtë dhe flasin po e marrin të huajt nuk kanë si ta kuptojnë çfarë impakti kanë zhvillime të tilla për gjithë pronën rrethrrotull.

Do rritet vlera dhe çmimi i gjithë investimeve që do bëhen. Pa diskutim që kjo do jetë sjellë të mira për Vlorën. E rëndësishme që operatorët turistikë të jenë strategë për fatin e investimeve të tyre. Investmi nuk duhet parë në vetvete, duhet bërë një strategji për të krijuar reputacion”, tha Edi Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura