zoom

Aktualitet

Rama mungon në Kuvend/ Çështja“McGonigal”, Spiropali: S’ka lidhje me ne, por me frikën tuaj…

Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se deputetët e opozitës po mbrojnë një non-grata duke bllokuar foltoren.

Gjithashtu theksoi se ndaj kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë çështje në SHBA.

“Duan sot të hetohen krime që ekzistojnë vetëm në kokën e tyre. Nuk ka një çështje që i takon kryeministrit as në SHBA dhe askund. Ju jeni të lirë të trilloni.

Ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim zhvillimin e një mocioni me debat për t’i vënë kapak kësaj historie që nuk ka lidhje me ne por me situatën tuaj të brendshme .

eni kthyer në ndihmësa të non-gratë dhe në njerëz që i mbani qiririn një njeriu që nuk do të ketë më kthim”, tha ajo.