zoom

In Zoom

Rama, me avionin privat të Pacollit në Belgjikë dhe Azerbajxhan. Çfarë fiton biznesmeni në këmbim

Rama, me avionin privat të Pacollit në Belgjikë dhe Azerbajxhan. Çfarë fiton biznesmeni në këmbim

Pak orë pas samitit Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare mori rrugën sërish dhe u nis drejt Belgjikës.

Të mërkurën ai u shfaq në një takim informal në Bruksel në krah të presidentit maqedonas dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi në një sesion diskutimesh rreth samitit të Tiranës.

Dhe siç e ka bërë zakon ai nuk zgjodhi të udhëtojë me një avion komercial, por me një avion charter.

Kësaj here nuk preferoi të fluturojë me “Ismailin” e tij, por me avionin privat të biznesmenit Behxhet Pacolli.

Burime të Zoom.al bëjnë të ditur se pasi qendroi një natë në Bruksel nën shoqërinë edhe të biznesmenit Pacolli kryeministri Rama mëngjesin e sotëm udhëtoi drejt Bakusë në Azerbajxhan.

Sërish për udhëtim shfrytëzoi avionin e biznesmenit Pacolli. Ky i fundit është i njohur për marrëdhëniet e veçanta me politikanët e Azerbajxhanit, teksa një vit më parë media ndërkombëtare e cilësuan edhe si sekser të ish-presidentit azerbajxhanas.

Nga një anë kjo duket si diçka e mirë për qytetarët shqiptarë, pasi Rama për herë të parë nuk përdori paratë e taksapaguesve shqiptarë për të fluturuar në këtë udhëtim të gjatë me disa ndalesa.

Por në fakt edhe kjo predispozitë e Pacollit për të harxhuar lekët e tija për Ramën ngre hije dyshimi.

Dhe natyrishëm për këtë rast lindin një sërë pyetjesh që kërkojnë përgjigje.

Çfarë përfiton Pacolli në këmbim nga Rama për këtë shërbim që i ka dhënë.

Ai është biznesmen dhe llogaritë i bën mirë, për çdo investim apo para të harxhuar ai pret fitimin pas.

Ndaj çfarë mund t’i ketë premtuar Rama atij, veç faktit se i ka dhënë të drejtën për të ndërtuar aeroportin ndërkombëtar të Vlorës?

Populli thotë se dardha e ka bishtin pas, ndaj për ta mësuar interesin e Pacollit në këtë rast duhet të presim dhe të shohim se cila është “llomka” e radhës që Rama do ti jap politikanit-biznesmen nga Kosova.

Postime të lidhura