Aplikacion
Rama ne Konferencen e Donatoreve
Kreu i qeverisë nuk kishte zgjedhur as kësaj here të udhëtonte me një avion komercial apo të linjës, por kishte preferuar sërish që të fluturonte drejt Varshavës me avionin luksoz qeveritar “Ismaili”.
Udhëtimi zgjati afro 2 orë dhe Rama u akomodua në një nga hotelet kryesore të kryeqytetit polak për të marrë pjesë të mërkurën paradite në punimet e Konferencës së Donatorëve, ku bëri të ditur edhe vendimin për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë prej 1 milionë dollarë dhe armatime.
Pas konferencës ai qendroi edhe pak orë në Varshavë dhe më pas mori sërish “Ismalin” për t’u kthyer në Tiranë.
Avioni mbëriti pasditen e djeshme ne Rinas dhe pasi bëri shërbimet e nevojshme udhëtoi sërish, kësaj here drejt Turqisë, aty ku qendron në të shumtën e kohës, gjatë periudhes që kryeministri Rama nuk ka udhëtime jashtë vendit.
“Ismaili”, dje ne Rinas
Zoom.al, referuar agjencive të specializuara, përllogariti një kosto mes 11 dhe 15 mijë eurosh për çdo orë fluturim të avionit TC-ANA, Airbus A319-115. Udhëtimi për në Varsahavë është mbi 4 orë vajtje-ardhje, çka do të thotë se ai i ka kushtuar buxhetit të shtetit nga 44 deri në 60 miojë euro. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe shpenzimet e fluturimit nga Stambolli në Tiranë dhe anasjelltas, kostoja e një fluturimi të kryeministrit është shumë më e lartë.
Një shumë e konsiderueshme kjo për një vend si Shqipëria ku paga mesatare është rreth 400 euro në muaj dhe ku pensioni mesatar nuk i kalon 100 euro.
Aq më shumë që shpenzime të tilla maramëndëse vijnë në një kohë kur, edhe Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të tjera anemban botës, po përbvallet me një nga krizat më të mëdha të çmimeve të dekadave të fundit.
Qeveria nuk i ka bërë asnjëherë publike shpenzimet e këtij avioni, një mjet luksoz që kushton afro 40 milionë dollarë, të cilin nuk e kanë as kryeministra të vendeve të përparuara si Norvegjia, Spanja etj.
Vetë kryeministri është mjaftuar duke thënë se ai shpenzon më pak se paraardhësit e tij për bileta të paguara nga fondi i kryeministrisë.
Por Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative arriti të zbulojë se pagesat për “Ismailin” nuk bëhen nga fondi i kryeministrisë, por nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka refuzuar deri tani të japë informacione për paratë që ka harxhuar për udhëtimet e kryeministrit.
Janë afro 40 fluturimet e kryera në rajon e vende të ndryshme të botës. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare injoroi edhe një kërkesë gjysmake të opozitës për informacion. E bërë më 3 shkurt, kur kanë kaluar më shumë se 3 muaj, nga kërkesa e opozitës nuk ka më asnjë gjurmë.
Vetë PD nuk është kujtuar më, edhe pse ky rast unik në historinë e këtij vendi mund të shndërrohej në një skandal politik. Në vende të tjera me demokraci normale, qeveritë kanë rënë për shumë më pak.
Sa për kujtesë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski i Maqedonisë së Veriut është ende në kërkim për abuzime në vlerën e vetëm 200 mijë eurove në blerjen e një makine dhe u sanksionua javën e kaluar nga SHBA.
Në Shqipëri, kryeministri ka arritur pikën kulmore të talljes me qyetarët, sa me opozitën e tani edhe me ndërkombëtarët, siç ironizoi pak javë më parë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që theksonte se qeverisja ishte e korruptuar në çdo degë të saj, duke thënë se ishte një “copy-paste” i një viti më parë.
Aq larg realitetit jeton ai në luksin e “Ismailit”, saqë teksa vendi mund të kalojë në krizën e bukës, u thotë shqiptarëve se, në vend të drithit, ka ndërmend të mbjellë bimë narkotike. /Zoom.al