zoom

Politikë

Në kulmin e krizës, Rama fluturon sërish me avionin luksoz drejt Gjermanisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Gjermanisë ku do të zhvilloi disa takime të rëndësishme, përfshi atë me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe atë me kancelarin, Olaf  Scholz.

Por sërish, ashtu siç ka bërë shpesh në udhëtimet e fundit jashtë vendit, ai nuk zgjodhi të udhëtojë me avion të linjës, por preferoi të fluturojë me avionin luksoz qeveritar që mban emrin “Ismaili”.

ishte vet Këshilli i Ministrave ai që shpërdau kësaj here pamjet e mbërritjes së Ramës në aeroport, teksa ai zbret shkallët e avionit që përdor prej dy vitesh falë një marrëveshje të fshehtë të arritur me kompaninë “Air Albania”.

Natyrisht që Rama e ka përdorur shpesh avionin qeveritar në dy vitet e fundit, por udhëtimi i tij me të në këto krize, kur shumë shqiptarë nuk po përballojnë dot rritjet galopante të çmimeve, duken të tepruara.

Kjo pasi kostoja e operimit të një avionic të tillë për një rrugë Gjermanie u kushton shqiptarëve më shumë se 30 mijë euro, ndërkohë që nëse do të kishte zgjedhur të udhëtonte me një avion komercial, kjo shumë do të ishte gati 10 herë më vogël.

Edi Rama është i vetmi lider, jo vetëm në Ballkan, që përdor një avion për udhëtime jashtë vendit, qofshin këto edhe fare të shkurtra.

Por pavarësisht, kostove që duhet të paguajnë shqiptarët në këto krize, opozita në vendin tonë fle gjumë, dhe nuk e ngre zerin për të denoncuar këtë abuzim të pastër të kryeministrit me paratë e taksapaguesve shqiptarë.