zoom

Lajme

Rama mbledhn Grupin e PS, nga Kodi i ri Penal te Reforma Territoriale, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledhn Grupin e PS, nga Kodi i ri Penal te Reforma Territoriale, çfarë pritet të diskutohet

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e sotme, 28 mars,  ku në qendër të diskutimeve do të jenë sfidat parlamentare dhe axhenda ligjore për javët në vijim.

Në këtë takim do të marrin pjesë deputetët socialistë, ministrat e kabinetit qeveritar si dhe disa drejtues institucionesh.

Sipas agjendës, fjalën hapëse do ta mbajë kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i cili pritet të paraqesë prioritetet dhe sfidat kryesore në Kuvend. Më pas, fjala do t’i kalojë Kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të japë orientime politike dhe të ndalet te reformat dhe projektligjet kryesore.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe raportimet nga drejtuesja e Kadastrës Lorena Goxhobelli, si dhe nga bashkëkryetari i PS për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku, i cili do të prezantojë ecurinë dhe hapat e mëtejshëm të kësaj reforme.

Në fokus të mbledhjes pritet të jenë disa nisma të rëndësishme ligjore, përfshirë Kodin e ri Penal dhe ligjin për referendumin, i cili pritet të depozitohet së shpejti në Kuvend.

Gjithashtu, vëmendje do t’u kushtohet edhe reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Postime të lidhura