Aplikacion
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për prestigjiozen “Politico”, komentoi humbjen e thellë që opozita mori në këto zgjedhje, pavarësisht se fushata e saj u organizua nga strategu i fushatës së Donald Trump, LaCivita.
Me një krahasim ironik dhe thumbues, Edi Rama tha:
“Të punësosh strategun e fushatës së Donald Trump dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump, është si të punësosh një parukier në Hollywood dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt”.
Gjatë fushatës elektorale, Sali Berisha angazhoi Chris LaCivita, një nga këshilltarët më të afërt të Donald Trump dhe njeriu që konsiderohet truri strategjik i fushatës së tij, në kërkim të përmbysjes së regjimit.
Pritshmëritë në kampin opozitar ishin të larta, me premtime për “ndryshim historik”, por, ndryshe nga suksesi që Trump pati në një pjesë të elektoratit amerikan me këtë model, në Shqipëri, kjo përpjekje ishte një dështim./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit