Aplikacion
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Burrelit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.
Në fjalën e tij para mbështetësve, Rama u shpreh se është i lehtësuar që këtë herë nuk po bën premtime për përfundimin e Rrugës së Arbrit, por po zhvillon fushatën pasi ajo tashmë është realitet.
“Jemi vetëm 9 ditë larg një takimi me historinë. Jam realisht i lehtësuar që nuk po bëjmë një tjetër fushatë duke premtuar për Rrugën e Arbrit, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga kjo rrugë,” tha Rama.
Ai u ndal edhe te projektet e ardhshme infrastrukturore në zonë, duke përmendur përfundimin e rrugës së Lurës brenda këtij viti dhe ndërtimin e aksit Burrel–Ulëz në mandatin e katërt. “Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë në dekadën e ardhshme,” theksoi kreu i qeverisë.
Me tone humori, Rama komentoi edhe mikpritjen e kandidatit socialist për kryetar bashkie, duke thënë se “u ndalëm pimë vetëm një gotë ujë, se Argoni ka pasur shpenzime dhe nuk na dha kafe.” Ai shtoi gjithashtu se rruga Skuraj–Burrel, e cila sipas tij përfaqëson “rrugën e dytë të Arbrit”, do të jetë një tjetër projekt i rëndësishëm që do të realizohet.
Takimi i Ramës në Burrel ishte pjesë e një turi elektoral që synon mobilizimin e votuesve në prag të zgjedhjeve të ardhshme.