Aplikacion
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi mbi ecurinë e sektorit turistik, tha se do të ndalohet muzika në lokalet buzë plazhit dhe do të bëhet ridimensionim i numrit të tyre.
“Tallavaja e Beach Bareve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar gjithë dynjanë, zona të tëra të banuara duhet të vuajë ngritjen e muzikës. Ne do ta ndalojmë muzikën, s’do të ketë muzikë në Beach Bare dhe do të bëjmë ridimensionim të numrit të beach bareve dhe të mënyrës se si do të lidhen me shërbimin në tërësi. U habitëm fare, hapet beach bar, nga beach bari në beach bar është si të kalosh historinë e RockenRoll, me një volum konkurrues. Muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit muzika duhet të jetë për ata që shkojnë tek beach bari, jo për ata që kalojnë tek bypass-i i Fierit. Nuk është e gjithë bashkia që duhet të dëgjojë jehonën”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij sot (4 shtator), Rama kritikoi bizneset vendase të turizmit për raportin e zhdrejtë çmime/shërbim, duke i kërkuar “zaptuesve” që të ofrojnë më shumë për qytetarët, ose të rishikojnë kostot.
“Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Nëse ato plazhe kanë qenë më të frekuentuar pa qenë e lidhur me përputhjen e cilësisë së shërbimit me kërkesën sepse nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezllong thjesht se je në Ksamil kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rërëes apo bukurinë që të rrethon. Nëse vendos një çmim duhet të jesh në gjendje të ofrosh cilësinë që përputhet me atë çmim, jo shezllonge ku rrezikon të penetrojë gozhda e ndryshkur. Për këtë është e mundur të shkojnë në një hap tjetër pasi eksperienca e këtij vitit me ridimensiconin e plazheve publike tregoi se është e mundshme. Eksperienca e bashkisë së Lezhës, më vjen inat që e përmend vazhdimisht, por ka pasur përsëri një rol kyç në garantimin e pastërtisë është eksperiencë që tregon se është e mundshme. E mbështetjes të të gjithë bashkive nga ministria e qeveria duke dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit plazhe të pastra ka treguar se është e mundshme. Ta rishikojmë dhe përmirësojmë bazuar në mësimet e këtij viti në funksion të qytetarëve dhe jo uzurpatorëve dhe shfrytëzesve të hapësirave që marrin, strategjinë dhe planin tonë. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun ku mund të keë vetëm rënë të ketë shërbim, si ai që ka ofruar bashkia e Himarës apo në mos gabohem edhe ajo e Lezhës në një pikë të caktuar”, tha Rama.
Ai përmendi rastin e Ksamilit, që e quajti një plazh të dhunuar, që po shfrytëzohet për përfitime nga pushtuesit “injorantë”.
“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat, ku dendësia është e lidhur me stresin, me çmime”, tha Rama.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit