Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nderimit të sportistit me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”, Rama u shpreh se Alvin Karaqi është ëndrra e çdo vjehrri e vjehrre.
Por theksoi se vetë nuk është kanidat, për shkak se një vajzë që ka është e zënë.
“Përveçse se është djali që çdo prind do të donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrrë apo vjehërr do të donte të kishte për vajzën e vet. Nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Jam i bindur që edhe në këtë aspekt, ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë përshtypje, mënyra se si flet për prindërit, si përshkuan nënën dhe të atin”, iu drejtua Rama.