zoom

Aktualitet

Radhë kilometrike në kufi/ Autoritetet greke ndryshojnë sistemin e kontrollit, ja çfarë kërkohet

Radhë kilometrike në kufi/ Autoritetet greke ndryshojnë sistemin e kontrollit, ja çfarë kërkohet

Autoritetet greke kanë vendosur një sistem të ri kontrolli për udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga vendet e Bashkimit Europian. Ky sistem përfshin fotografimin e fytyrës dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve për çdo person që kalon kufirin, duke synuar rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e monitorimit të udhëtarëve.

Si pasojë e këtij ndryshimi, në pikën kufitare të Kristapoligjisë janë krijuar radhë të gjata. Burimet lokale bëjnë me dije se qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë duhet të presin më shumë se dy orë për të kaluar kufirin. Procesi i verifikimit është më i gjatë për shkak të procedurave të reja, dhe fluksi i udhëtarëve ngadalësohet ndjeshëm, sidomos gjatë orëve me më shumë lëvizje.

Autoritetet greke kanë bërë thirrje për durim dhe këshillojnë udhëtarët që të planifikojnë me kujdes kohën e udhëtimit.

Parashikohet që situata të normalizohet gradualisht, pasi stafi të marrë praktikë me procedurat e reja të kontrollit dhe qytetarët të përshtaten me sistemin.

Postime të lidhura