Aplikacion
Federata Hungareze e Futbollit ka konfirmuar se sulmuesi Barnabas Varga është në gjendje stabël dhe ndodhet në një spital në Shtutgart.
Ai u largua nga fusha e blertë me barelë. Varga u rrëzua në tokë pas një përplasjeje në ajër me portierin skocez Angus Gunn, duke shkaktuar një ndërprerje shtatë minutëshe në lojë.
Skuadra e Hungarisë u mblodh në mbështetje të shokut të skuadrës, duke kërkuar menjëherë kujdes mjekësor dhe duke ndihmuar në futjen e barelës në fushë.
Një ekran u ngrit rreth Vargës ndërsa ai merrte trajtim, pasi një numër i shokëve të tij të skuadrës, përfshirë Dominik Szoboszlai të Liverpool-it, ishin në ankth të dukshëm.
Varga u largua nga fusha e lojës dhe FA hungareze dha një përditësim mbi gjendjen e tij.
“Gjendja e Barnabas Varga është stabile”, shkruan federata në rrjetet sociale. “Lojtari është aktualisht në një spital në Shtutgart. Ne do t’ju informojmë menjëherë nëse ka ndonjë lajm për gjendjen e tij”.
Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni/ Pankartë me 140 krimba