zoom

Aktualitet

“Qyp arkeologjik”/ Rama fyen keq Enon e Partisë Demokratike

“Qyp arkeologjik”/ Rama fyen keq Enon e Partisë Demokratike

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një ton fyes dhe të ashpër për të komentuar kandidaturën dhe figurën e Eno Bozdos, përfaqësues i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi në Berat, Rama e krahasoi Bozdon i cili është drejtues politik i PD në këtë qark, me një “qyp arkeologjik”, duke mohuar çdo vlerë politike apo profesionale të tij.

“Një Eno, Eno… Një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë sjellë. As vazo jo. Qyp arkeologjik, Eno. Pa asnjë vlerë. Zero. Fatorino nuk e vë atë,” – u shpreh Rama, duke shtuar fyerjet ndaj figurës së Eno Bozdos. 

Postime të lidhura