zoom

Ekonomi

Qeveria shpërblen personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike, sa para do të marrin për fundvit

Qeveria shpërblen personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike, sa para do të marrin për fundvit

Familjet që marrin ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara do të përfitojnë një bonus fundviti prej 15 mijë lekësh, ose rreth 150 euro.

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha sot se përfitues janë rreth 148,500 qytetarë, duke përfshirë edhe kujdestarët e tyre, me një fond total prej 2.2 miliardë lekësh.

Malaj, bëri të ditur po ashtu se 15 miliardë lekë të papërdorura nga institucionet do të kalojnë në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, për të mbështetur reformën e re të pensioneve.

Përveç kësaj, sektori i shëndetësisë do të marrë 1.8 miliardë lekë shtesë për furnizimin me medikamente, ndërsa bujqësia do të përfitojë 2 miliardë lekë për pagesat e fermerëve që marrin mbështetje nga skemat kombëtare. Fondi total për fermerët këtë vit arrin në 6.4 miliardë lekë, krahasuar me 5.3 miliardë lekë vitin e kaluar.

Rishikimi i buxhetit përfshin gjithashtu edhe 1.2 miliardë lekë për të mbuluar detyrimet e papaguara të pushtetit vendor, që përfaqëson rreth 40% të borxheve të prapambetura të bashkive./ Zoom.al

Postime të lidhura