Aplikacion
Qeveria miratoi zyrtarisht këtë të mërkurë bonusin që pensionistët do të marrin nga data 1 dhjetor.
Edhe këtë vit, shpërblimi për të moshuarit do të jetë i ndarë në dy kategori: Ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të përfitojnë 15 mijë lekë bonus. Ndërsa për ata që pensionin mujor e kanë mbi 20 mijë lekë, bonusi i miratuar është 10 mijë lekë.
Si çdo herë tjetër, bonusi do të mund të tërhiqet nga fillimi i dhjetorit, së bashku me pensionin.
Ndërkohë, nga janari do të hyjë në fuqi rritja e përmuajshme e pensioneve, ndërsa ende nuk dihet nëse në 2026 do të ketë edhe bonus në pranverë dhe në fundvit. Për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj tha se vendimi për bonus gjatë vitit të ardhshëm do të varet nga performanca ekonomike dhe të ardhurat e mbledhura.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Ministrave largoi nga detyra zëvendësministren e Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj dhe emëroi Oltjon Muzaka./ Zoom.al