Aplikacion
Mëngjesin e sotëm, situata në Gjykatën e Fierit është e tensionuar. Familjarët e Mateos, 8-vjeçarit të vrarë nga Klodian Çalamani janë përplasur me policinë, pasi kanë kërkuar të hyjnë me forcë në korridorin e Gjykatës.
Ata duan të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të përballen me vrasësin e vogëlushit. Kjo ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilët nuk i lejojnë të futen.
Masa e sigurisë për Çalamanin do të jepet në orën 10:30, ndërkohë që ai ende nuk ka mbërritur në Gjykatë.
“Qen, më masakrove djalin”, mësohet të ketë thënë e ëma e djalit.
Bëhet me dije se familjarët kanë thyer xhamat në derën hyrëse, si dhe janë përplasur fizikisht me forcat “Shqiponja”dhe gazetarët, duke u kërkuar të largohen.

