Aplikacion
Jepet masa e sigurimit “arrest me burg” për autorin e vrasjes makabër të 8-vjeçarit Mateo Vasiu ne Grecalli, ngjarje e cila ka ndodhur në mbrëmjen e pardjeshme.
Seanca gjyqësore është zhvilliar pa prani të autorit 38-vjeçar Klodian Çalamani, ndërsa nga policia është marrë deklarata e tij duke shprehur vullnetin që gjykimi të behej në mungesë të tij.
Një gjykim i tillë ka ardhur si pasojë e tensioneve nga familjarët e viktimës në Gjykatën e Fierit.