zoom

Aktualitet

Flet nëna e vajzës që Çalamani rrëmbeu në 2016-ën: E shpëtoi babai i Mateos

Klodian Çalamani, i cili rrëmbeu dhe vrau fëmijën e fqinjit në Fier është ndaluar edhe në vitin 2016, pasi kishte marrë peng një të mitur.

Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Greçalli morën me forcë një vajzë, e cila në atë kohë ishte 16 vjeçe.

Ditën e sotme ka folur nëna e vajzës në fjalë. Ajo u shpreh se nëse babai i 8-vjeçarit të ndjerë nuk do e kishte shpëtuar vajzën nga Çalamani, do ta kishin vrarë.

“E rrëmbyen vajzën time, babai i Mateos e shpëtoi se edhe çupën time do e kishin vrarë. Vajza është me fiksime, pi ilaçe. Nuk do që të flitet për këtë ngjarje”, tha ajo për “Shqipëria Live”.

Nëna e vajzës shtoi më pas se policia i arreston personat e tillë, i dënon me pak vite burg dhe më pas i lë të lirë.