Aplikacion
Tre persona janë shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen me armë zjarri të Juxhin Hamajezi, ngjarje e ndodhur më 26 maj 2026 në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.
Sipas hetimeve, autor i dyshuar i plagosjes për motive të dobëta është shtetasi K.K., 31 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Gj.Ll., 36 vjeç dhe L.M., 45 vjeç.
Policia bën me dije se, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Gjatë veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se është përdorur në vendngjarje.
Kush është 34-vjeçari
Hamajezi ndodhej në lokalin e tij, në shoqërinë e disa personave të tjerë, aty ku dyshohet se ka ndodhur edhe konflikti që përfundoi me plagosjen e tij.
34-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Juxhin Hamajezi rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2018 ai i shpëtoi një atentati me armë zjarri në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Ai mbeti i plagosur bashkë me të vëllanë Rivelino Hamajezi. Për këtë ngjarje u hetua në dy pista, atë të prishjes së pazareve të drogës dhe një plagosje te mëparshme që mund të ketë kryer ky i fundit. Ngjarja ndodhi në 27 qershorit të vitit 2018, ku i dyshuar si autor ka qenë ish-efektivi i policisë Santiago Malko (i ekzekutuar).
Gjithashtu, sipas të dhënave, ai është arrestuar edhe më herët për trafikim klandestinësh.
Në vitin 2021 ai u arrestua nga policia e Tiranës për akuzën e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap duke trafikuar shtetas sirianë.
Betonieres iu prishën frenat? Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ku po fokusohen hetimet