zoom

Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri efektivi i policisë, çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Tiranë

Qëllohet me armë zjarri efektivi i policisë, çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Tiranë

Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri pas mesnate në zonën e Shkozës në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 të datës 18 maj, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur 30-vjeçari me iniciale A. K., i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes.

I riu është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Në vendngjarje shkuan grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Postime të lidhura