zoom

Aktualitet

“Pse xhiron gomat?”/ Vëllezërit dalin për t’u sqaruar, 33-vjeçari qëllon me armë në Kamëz

Një sherr mes dy vëllezërve dhe një 33-vjeçari u regjistrua këtë të dielë në Kamëz, për një motiv banal.

Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dalë për t’u sqaruar me Jetmir Kolecin, pasi ky i fundit po xhironte gomat e makinës pranë tyre.

Në moment, Koleci ka dalë nga makina tip “Golf” duke qëlluar me armë.

Vëllezërit Halili pretendojnë se 33-vjeçari qëlloi drejt tyre, por policia dyshon se ai ka shtënë në ajër nga frika sepse ata ishin shumë pranë njëri-tjetrit, rreth 1 metër.

Më pas, 33-vjeçari Jetmir Koleci u largua me shpejtësi në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa “Golfi” u sekuestrua si provë materiale.