Aplikacion
Gjëja më normale është se kur telefonojmë dikë, ose të shtojmë një kontakt në celularin tonë, numri fillon me shifrën gjashtë (6). Ky trend nisi me vende si Franca, Austria dhe Danimarka, Luksemburgu, Greqia ose Republika Çeke. Këtë trend ndoqi edhe Shqipëria, që në fakt u zotërua si treg në fillimet e tij, nga kompani greke, duke mos e prishur trendin.
Fakti që gjashtë është numri “par excellence” në telefonat celularë, në pjesën më të madhe të vendeve, nuk do të thotë që shifrat e tjera nuk përdoren në fillim të numrave të telefonit celular. Shtatë është shifra tjetër që përdoret, për të regjistruar një telefon celular. Përdorimi i shtatës është për faktin se numrat që fillojnë me gjashtë tashmë kanë përfunduar në disa vende.
Nëse ju jepet një numër telefoni që fillon me 7, kjo nuk do të thotë se 6 nuk mund të përdoret më, por përkundrazi se ky kombinim nuk do të jetë i disponueshëm derisa pronari i tij të kërkojë anulimin e numrit të tij/saj. Edhe pse nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk ka asnjë ndryshim ose avantazh midis të dy numrave. Por numri më i preferuar është ai nëntë, sepse sipas specialistëve lejon përfshirjen e një game më të gjerë numrash të tjerë. /ZOOM.AL/
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës