Aplikacion
Nxënësit e gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës kanë shprehur sot dhimbjen e tyre për humbjen e shokut të klasës, 15-vjeçarit Erion Boba. Ata kanë shkruar një mesazh në tabelën e klasës, ku tregojnë sa shumë do t’u mungojë dhe sa i dashur ishte për ta.
Shokët e përshkruajnë Erionin si një djalë gazmor, të sjellshëm dhe të afërt me të gjithë, duke theksuar boshllëkun që ka lënë pas.
“Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok? Si na theve zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt? Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjithë”, është mesazhi i shkruar në tabelë.
Nesër nxënësit dhe mësuesit do të udhëtojnë drejt Bulqizës për t’i dhënë lamtumirën Erionit dhe për të shprehur ngushëllime për familjen e tij./ Zoom.al