Aplikacion
Një konflikt i nisur në rrjetin social TikTok mes disa të miturve çoi në një ngjarje tragjike në Durrës, ku 15-vjeçari Erion Boba humbi jetën.
Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në zonën e ish-Kënetës, ku Erioni, bashkë me dy shokë, u përplas me tre të mitur të tjerë, mes të cilëve edhe 14-vjeçari, i arrestuar për vrasjen.
Pas zbritjes nga automjetet, grupet përfunduan në një përleshje fizike, duke përdorur grushte, ristela dhe sende të forta.
Gjatë konfliktit, 14-vjeçari goditi katër herë Erionin me thikë. Dy nga goditjet i prekën zemrën. Pas ngjarjes, autori dhe shokët e tij u larguan nga vendi i ngjarjes, por u prangos një ditë më pas nga policia e Durrësit.
Hetuesit kanë deklaruar se as Erioni dhe as i dyshuari nuk kishin konflikte personale mes tyre, por shkuan në vendtakim për të mbështetur miqtë e tyre. Deklaratat e të miturve të shoqëruar janë kontradiktore dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar përgjegjësitë.
Erion Boba ndërroi jetë pas 9 ditësh në spital dhe u varros më 5 dhjetor në Bulqizë.
Familja ka kërkuar drejtësi dhe solidaritet nga qytetarët, duke protestuar për humbjen e të miturit dhe për neglizhencën e shoqërisë ndaj dhunës mes adoleshentëve./ Zoom.al