zoom

Aktualitet

Humbi jetën pasi u plagos me thikë/ Babai i 15-vjeçarit kërkon drejtësi: Dua dënim sipas ligjit

Humbi jetën pasi u plagos me thikë/ Babai i 15-vjeçarit kërkon drejtësi: Dua dënim sipas ligjit

Këtë të premte iu dha lamtumira e fundit 15-vjeçarit Erjon Boba, që humbi jetën një ditë më parë në spital në Durrës pas plagosjes me thikë.

Ceremonia e varrimit të 15-vjeçarit u zhvillua në Bulqizë.

Babai i të ndjerit tha se djali ishte nisur për në shkollë dhe më pas në punë si kamerier part-time, pa pasur asnjë konflikt paraprak.

Ai kërkon drejtësi ligjore për humbjen e djalit dhe refuzon ngushëllimet nga familjarët e 14-vjeçarit që është arrestuar si autor.

“Djali ka qenë në shkollë deri në 12:00, më pas është nisur për punë, s’ka pasur asnjë konflikt se do më kishte thënë. Di që i ka thënë një shok hajde se kemi një muhabet për të sqaruar me disa çuna.

Nga shteti më shumë se drejtësi çfarë të kërkoj. Mund të kenë qenë 6-7 çuna në konflikt. Prindërit e djalit më kanë ardhur më ka thënë po ata e kanë bërë në acarim e sipër, por nuk kam folur më me ta se kam pasur hall tjetër. Edhe kisha thënë me vete që po të më shpëtonte djali do e falja tani se di.  Nuk i pranoj për ngushëllim. Unë dua çfarë parashikon ligji dënim”, tha babai Adem Boba.

Banorët e lagjes ku jetonte familja janë të tronditur nga ngjarja dhe kërkojnë masa për të parandaluar incidente të tilla. Konflikti kishte nisur nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendime në shkollë, që më pas përfunduan në sulm me thikë./ Zoom.al

Postime të lidhura