Aplikacion
Pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë, PS ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për 5 Bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
Për herë të parë, kryesocialisti ka zgjedhur t’ia besojë Bashkinë e Vlorës një gruaje.
Ai ka zgjedhur Brunilda Mersinin si kandidate për kreun e kësaj bashkie.
Emrat e kandidatëve për kryebashkiak të PS:
Gramoz Sako- Tepelene
Altin Bojni – Mat
Ervin Ceca – Berat
Brunilda Mersini – Vlore
Florenc Doka – Cerrik
Zgjedhjet e parakohshme në 6 Bashki të vendit, përfshirë Tiranën, do të mbahen më 9 nëntor.
Ndërkohë për kryeqytetin, Rama shpalli si kandidate ish-ministren Ogerta Manastirliu, emrin e së cilës e bëri publike në Asamblenë e PS më 11 Shtator.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore