Aplikacion
Partia Demokratike i bën ftesë partisë Mundësia të Agron Shehajt që të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt në garën për Bashkinë e Tiranës.
Një ditë më parë, kreu i PD, Sali Berisha tha se opozita do të mbështesë figurën e Binajt në zgjedhje, por Agron Shehaj, pjesë e negociatave me PD për të gjetur një kandidaturë të përbashkët opozitare, e kundërtshtoi diçka të tillë.
Për këtë arsye, këtë të martë, Ilir Alimehmeti i ka dërguar një letër publike Agron Shehajt, ku rendit arsyet pse duhet të ndryshojë kurs dhe të mbësbtesë Florian Binajn.
Letra e plotë:
Drejtuar të nderuarve qytetarë dhe z. Shehaj:
Grupi negociator menjëherë kërkoi takimet me të gjitha forcat opozitare, përfshirë Partinë Mundësia, për diskutimin mbi kandidaturën e z. Binaj, por këto kërkesa u takuan me mospërgjigjen nga strukturat e drejtuese të Mundësisë.
Ka pasur raste kur ai është distancuar nga projekte të mëdha për shkak të bindjeve të tij morale, gjest ky që kërkon integritet dhe guxim.
Z. Florjan Binaj gëzon respekt të fituar me punë dhe dinjitet. Nuk është një figurë që ka ndërtuar famën mbi skandale apo promovim të panevojshëm, por është bërë i njohur dhe i respektuar falë talentit, punës së palodhur dhe sjelljes së tij etike dhe profesionale.
Pavarësisht suksesit, Florjan Binaj ka ruajtur thjeshtësinë dhe është perceptuar gjithmonë si “njeriu i zakonshëm” që nuk harron prej nga ka ardhur, karakteristike e një familjari të devotshëm dhe e një qytetari model.
E ftojmë z. Shehaj dhe Partinë Mundësia të bashkojë forcat e saj me grupin opozitar në mbështetje të kandidaturës së z. Binaj për t’i ndërruar faqen Tiranës dhe për të ndryshuar modelin e abuzimit dhe arrogancës së treguar ndaj saj nga kandidatët për qeli të pushtetarëve.
Besojmë se z. Shehaj ka mundësinë e pakundërshtueshme të tregojë hapur qëndrimin e tij opozitar në mbështetje qytetare ndaj kandidaturës plot vlera të z. Florjan Binaj për Kryetar të Bashkisë së Tiranës!
Prof. Asc. Ilir Alimehmeti