zoom

Lajme

PS-PD bien dakord për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Një vend për Doshin, Shehajn dhe Partinë e Lirisë

PS-PD bien dakord për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Një vend për Doshin, Shehajn dhe Partinë e Lirisë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësi për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Mësohet se palët kanë rënë dakord që Komisioni të përbëhet nga grupet parlamentare. Konkretisht Komisioni për Reformën Zgjedhore do të ketë 8 anëtarë nga maxhoranca, si edhe 8 anëtarë nga opozita.

Palët kanë rënë dakord, pasi Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi për një vend për PSD-në. Kështu nga 8 vendet që i takojnë PS-së në komision, do mbajë vetëm 7 karrige dhe 1 vend t’ia rezervojë PSD-së së Tom Doshit. nga ana tjetër, edhe PD ka bërë sakrificë duke i ndarë vendet e saj: 5 Partia Demokratike, 1 Partia Republikane, 1 Partia e Lirisë dhe 1 vend për Agron Shehaj.

Sipas kësaj formule, Komisioni që pritet të formalizohet në seancën plenare të 30 tetorit, do të ketë formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje. Jashtë Komisionit të Reformës Zgjedhore, sipas kësaj formule mbetet Partia Shqipëria Bëhet e Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

Postime të lidhura