zoom

Lajme

PS mbron Begajn: Nuk do të shkarkohet

PS mbron Begajn: Nuk do të shkarkohet

Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se presidenti Bajram Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore apo kushtetuese, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës dekretin e tij për ë zgjedhjet në Tiranë.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet. Në vlerësimin tim, çdo pretendim është pa bazë. Unë nuk merrem me thashetheme — shkarkimet i shqyrton Gjykata”, u shpreh Balla pas mbledhjes.

Deklarata e tij vjen pas akuzave të demokratëve, të cilët pretendojnë se Begaj ka shkelur ligjin duke firmosur dekretin për datën e zgjedhjeve lokale në kryeqytet./ Zoom.al

Postime të lidhura