Aplikacion
Partia Demokratike ka thirrur nesër një protestë para Kryeministrisë, e cila pritet të nisë në orën 17:00. Në lidhje me këtë, Policia e Tiranës ka bërë me dije rrugët që do të jenë të bllokuara dhe kufizimet e lëvizjes së automjeteve.
Sipas njoftimit të policisë, që nga ora 23:45 e sotme, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.
Policia apelon tek qytetarët të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar pjesëmarrësit në protestë dhe për të ruajtur qarkullimin e lirë.
Protesta e PD-së ka si objektiv kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, pas një serie skandalesh që kanë përfshirë qeverinë e tij. Autoritetet paralajmërojnë se në varësi të situatës, mund të ketë edhe bllokime shtesë në rrugë të tjera të kryeqytetit./ Zoom.al