Aplikacion
Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat që do të merren për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00.
Në kuadër të këtyre masave, do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore pranë Parlamentit.
Konkretisht, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në përfundim të protestës do të bllokohet qarkullimi në rrugën “George W. Bush”.
Autoritetet bëjnë me dije se, në varësi të ecurisë së tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në rrugë të tjera përreth zonës së Parlamentit. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, policia ka parashikuar devijimin e trafikut në disa akse alternative./ Zoom.al


