Aplikacion
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedim penal ndaj 7 shtetasve, pas përfundimit të tubimit të organizuar nga Partia Demokratike dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit protestuesit kanë hedhur lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike dhe kanë kundërshtuar me sende të forta punonjësit e policisë. Si pasojë e përplasjeve, tre efektivë policie janë lënduar.
Policia bën me dije se ndaj 6 personave është ngritur procedim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ndërkohë, deputeti Klevis Balliu po procedohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Hetimi ka nisur edhe ndaj deputetit demokrat, Klevis Balliu për organizim të paligjshëm, i cili mori lejen në Polici për zhvillimin e tubimit. Pas gati 90 minutash protestë, militantët u zbrapsën për në seli dhe tubimi u mbyll me një paralajmërim të Sali Berishës se regjimi do marrë përgjigje, dhe pa datë për takimin e radhës.
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit kallëzohet në polici për kanosjen e zyrtares së lartë