Aplikacion
Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se gjyqtarja Irena Gjoka, rezulton e dënuar në Greqi.
Kështu thuhet në korrespondencën që ky organ i ka dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“Gjatë hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e shtetases Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare e KLGJ, është autentik”, ky ka qenë përfundimi i nxjerrë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e gjyqtares.
Bashkë me vendimin autentik, Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë KLGJ-së edhe vendimin autentik të arkivimit të prokurorit grek për dënimin për shkak të mos-ekzekutimit.
Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kompetencë për të marrë vendim për këtë çështje, por KLGJ.
Tani i takon KLGJ-së të marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares.
Opozita e denoncoi fillimisht skandalin e Irena Gjokës, e cila rezulton e dënuar dhe e dëbuar nga Greqia, por çështja u tejzgjat dhe sipas kreut demokrat, Sali Berisha, Gjokën me 5 mbiemra, e mbronte Altin Dumani, ish-kreu i SPAK.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit