zoom

Bota

Prokuroria e Parisit do të investigojë Pegasus,pas ankesave të bëra nga gazetarët francezë

Zyra e prokurorit të Parisit ka publikuar një investigim për Pegasus i cili targetonte reporterët dhe disidentët.

Dy gazetarë dhe revista franceze investiguese Mediapart u ankuan të hënën me 19 qershor pasi u zbulua që softweri i përdorur nga firma izraelite NSO Group ka rënë në duart e regjimeve autokratike.

Softweri i përdorur nga firma izraelite mund të infektojë celularët dhe pajisjet e tjera,duke e lejuar operatorin që të ketë akses mbi mesazhet,fotot,emailet dhe gjithashtu kontrollon mikrofonin e pajisjes.

Megjithëse Grupi NSO në Izrael theksoi se qëllimi i vetëm i Pegasus ishte që të përdorej nga shtetet demokratike,informacioni i publikuar tek organizata parisiene jo-fitimprurëse Forbidden Stories dhe organizata e te drejtave të njeriut Amnesty International zbuloi që të dhënat i  janë shitur regjimeve autoritare dhe janë mbi 50,000 persona në listë.

Gazetarë që punojnë për The Associated Press,Reuters,CNN,The Wall Street Journal,Le Monde,Financial Times janë disa nga të zgjedhurit që janë përgjuar nga klientët e NSO.

Të paktën 5 gazetarë hungarezë besohet se janë përgjuar gjithashtu.

Në një deklaratë të dhënë të martën,Ministria e Drejtësisë Franceze tha se zyra e prokurisë në Paris do të hetojë mbi

  • ‘’aksesin me anë të mashtrimit’’
  • ‘’vjedhja e të dhënave’’
  • ‘’cënimi i privatësisë’’
  • ‘’ përgjimi,devijim,përdorimi dhe zbulimi i korrespondencës’’
  • ‘’shitja e paautorizuar e një pajisjeje elektronike e cila mbledh të dhëna.’’

 

Investigimi i është besuar Zyrës qëndrore të Francës për luftimin e krimit të informacionit dhe komunikimit të ndërlidhur me teknologjinë (OCLCTIC), një krah i policisë gjyqësore./ Përgatiti: Alesia Doçi