Aplikacion
Debatik Curri dhe drejtuesit e Prishtinës kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.
Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, e drejtoi Prishtinën gjatë 27 ndeshjeve, që nga 13 mars duke fituar edhe Kupën e Kosovës.
Në këtë sezon, klubi ndodhet në vendin e katërt, me 13 pikë të grumbulluara në 10 javët e para dhe drejtuesit kanë marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin.
Në vend të tij është zyrtarizuar Emmanuel Egbo. Nigeriani udhëhoqi Tiranën drejt titullit kampion në vitin 2020.
Ish-portieri qëndroi në pankinën e bardhebluve në periudhën 28 dhjetor 2019-12 nëntor 2020. Tani do të riniset nga futbolli dardan, me objektivin për të ngjitur Prishtinën aty ku e meriton. /zoom.al/