zoom

Lajme

Prishet armëpushimi/ Çfarë po ndodh në kufirin Izrael-Liban

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e dhjetëra fshatrave në jug të Libanit të mos kthehen në banesat e tyre deri në një njoftim të rradhës.

Urdhri erdhi pas sulmeve të ushtrisë izraelite të enjten ndaj disa automjeteve të dyshimta që mbërritën në zonë dhe që sipas tyre shkelën marrëveshjen e arritur për armëpushimin.

Ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu goditje të tjera ndaj një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu për ruajtjen e raketave me rreze të mesme në jug të Libanit.

Ky ishte sulmi i parë i tillë prej se armëpushimi hyri në fuqi mëngjesin e së mërkurës. Një ligjvënës nga radhët e Hezbollahut, Hassan Fadlallah iu përgjigj Izraelit duke e akuzuar për shkeljen e marrëveshjes pas goditjeve me tanke.

Këmbimi i akuzave tregon brishtësinë e armëpushimit, i cili u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
Armëpushimi supozohej të zgjaste 60 ditë, me shpresën se do të çonte drejt një marrëveshjeje përfundimtare për ti dhënë fund luftës 14 mujore.

Sipas kushteve të armëpushimit, forcat izraelite kanë kohë deri në 60 ditë për t’u tërhequr nga jugu i Libanit, por asnjëra palë nuk lejohet të nisë operacione sulmuese.

Armëpushimi përfshin fillimisht ndaljen e luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu të largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit.
Mijëra trupa të tjera libaneze dhe paqeruajtëse të OKB-së do të zhvendosen në jug, ndërsa një panel ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara do të mbikëqyrë zbatimin e këtyre kushteve.

Postime të lidhura