zoom

Bota

Izraeli dhe Libani afër marrëveshjes për armëpushim

Izraeli dhe Libani duket se janë afër një marrëveshjeje armëpushimi. Kabineti qeveritat i Izraelit ka vendosur të takohet të martën për ta diskutuar, sipas disa zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë.

Një armëpushim 60-ditor është propozuar për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe milicisë libaneze Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Thuhet se marrëveshja përfshin tërheqjen e forcave izraelite nga Libani jugor dhe fundin e pranisë së Hezbollahut në zonë.

“Ne besojmë se kemi arritur në këtë pikë ku jemi afër”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby. Por shtoi: “Nuk jemi ende atje”.

SHBA dhe Franca, një aleat afatgjatë i Libanit, janë përfshirë në kërkimin e një marrëveshje për armëpushim.

Ndërkohë ka pasur një intensifikimin e shkëmbimit të zjarrit midis Izraelit dhe Hezbollahut, në një kohë kur të dyja palët bëjnë pazare mbi detajet përfundimtare të marrëveshjes.

Postime të lidhura