zoom

Bota

Hamasi me shpresë te Donald Trump, kërkon ndihmë për armëpushimin

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë këtë të premte se grupi militant palestinez është gati për një armëpushim në Gaza, ndërsa i kërkoi presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump t’i bëjë presion Izrael për ti dhënë fund agresionit.

“Hamasi informoi ndërmjetësuesit se është në favor të çdo propozimi që do të çonte në një armëpushim përfundimtar dhe tërheqje ushtarake nga Rripi i Gazës, duke lejuar kthimin e personave të zhvendosur, një marrëveshje serioze për shkëmbimin e të burgosurve, hyrjen e ndihmës humanitare dhe rindërtim”, tha Bassem Naim, zyrtar i Hamasit.

Nuk ka ende asnjë koment nga pala izraelite për një armëpushim të mundshëm.

Gjatë luftës më shumë se një vjeçare Izrael Hamas, ka hyrë në fuqi vetëm një armëpushim tre ditor në muajt e parë të këtij viti, ndërsa të gjitha përpjekjet e tjera kanë dështuar. Zgjedhjet në SHBA dhe fitorja e Trump duket se po e forcojnë më shumë pozicionin e Izraelit, i cili nuk i ka ndalur sulmet në gaza por edhe në Liban për asnjë moment.

Avionët e ushtrisë izraelite goditën rëndë periferitë jugore të Bejrutit këtë të premte. Nuk ka të dhëna për numrin e viktimave apo të plagosurve ndërsa pamjet treguan blloqe banesash të shembeshin në pak sekonda. Sulmet e vazhdueshme ajrore izraelite në jug të Bejrutit kanë shkaktuar mijëra viktima dhe kanë nxitur një eksod masiv të civilëve.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi që kur ka nisur lufta në Gaza por që nga shtatori i këtij viti Izraeli ka intensifikuar fushatën ajrore në Liban dhe më pas ka nisur edhe një ofensivë tokësore.

Postime të lidhura