zoom

Bota

Presidenti Erdoğan shkon në Katar për finalen e Kupës së Botës (FOTO)

Me ftesë të Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, Erdoğan do të ndjekë edhe ndeshjen epike finale mes Francës dhe Argjentinës.

Më 20 nëntor, Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar, ku u takua me liderë botërorë.

Si pjesë e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë, Ankaraja vendosi më shumë se 3.000 oficerë policie dhe trupa sigurie për të ofruar mbështetje në garantimin e sigurisë së bashku me homologët e tyre nga Katari për turneun kryesor të futbollit në botë.