zoom

Aktualitet

Pranga dy të miturve në Pogradec/ Vendi i pazakontë ku fshehën armën pasi qëlluan drejt një banese

Pranga dy të miturve në Pogradec/ Vendi i pazakontë ku fshehën armën pasi qëlluan drejt një banese

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy adoleshentë 16-vjeçarë, të dyshuar se qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, ngjarje e ndodhur në maj të këtij viti.

Pas hetimeve disa mujore dhe informacioneve të marra nga qytetarët, policia identifikoi autorët dhe sekuestroi armën që ata përdorën në ngjarje, një kallashnikov, i cili ishte fshehur në një varr në varrezat e qytetit.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, me inicialet M. K., u gjetën një dorezë metalike (përforcues grushti), municion luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri.

Sipas policisë, i riu M. K. ka qenë më parë i proceduar penalisht për plagosje me thikë, ndërsa këtë herë dyshohet se ka bashkëpunuar me bashkëmoshatarin J. H. për të qëlluar në drejtim të banesës së 42-vjeçarit./ Zoom.al

Postime të lidhura