zoom

Aktualitet

Aksion i befasishëm në Elbasan, arrestohen disa persona të njohur të botës së krimit

Aksion i befasishëm në Elbasan, arrestohen disa persona të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i Policisë së Shtetit është zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke çuar në arrestimin e disa personave me precedentë penalë të njohur në zonë.

Aksioni është ndërmarrë rreth orës 15:30, në një lokal përgjatë aksit Elbasan–Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri, ku forcat e policisë kanë rrethuar zonën përpara se të ndërhynin në ambientet ku dyshohej se ndodheshin personat e kërkuar.

Identitetet e të arrestuarve dhe akuzat konkrete ndaj tyre ende nuk janë bërë publike, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në vijim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ky operacion është pjesë e një fushate të gjerë kundër grupeve kriminale që operojnë në Elbasan, qytet që prej vitesh konsiderohet një nga pikat më problematike për aktivitetet e organizuara kriminale në vend./ Zoom.al

Postime të lidhura