zoom

Aktualitet

Detaje nga operacioni në Elbasan/ Kush janë dy të arrestuarit. Njëri mik i Shullazit, ndërsa tjetri biznesmen i njohur

Detaje nga operacioni në Elbasan/ Kush janë dy të arrestuarit. Njëri mik i Shullazit, ndërsa tjetri biznesmen i njohur


Zbardhen detaje të reja nga operacion i gjerë policor i zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke çuar në arrestimin dhe shoqërimin e disa personave të dyshuar si pjesë e botës së krimit.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni u zhvillua rreth orës 15:30 në një lokal të njohur përgjatë aksit Elbasan–Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë me forca të shumta, duke finalizuar arrestimin e të paktën dy personave dhe shoqërimin e disa të tjerëve për sqarimin e rrethanave.

Mes të shoqëruarve nga policia është Maks Lika, i njohur për lidhjet e tij me Emiljano Shullazin, një figurë e njohur e botës së krimit në vend.

Përveç tij, në pranga ka rënë edhe biznesmenin Bujar Muça, pronar i kompanisë ‘Delta Group’.

Muça është një emër i njohur jo vetëm në biznes, por edhe në faktorin politik lokal dhe qendror, pasi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 kandidoi si deputet për PDIU-në, duke fituar mandatin, por që më pas u dorëhoq më 30 nëntor të po atij viti për arsye personale.

Gjatë operacionit janë sekuestruar armë dhe janë marrë në pyetje disa persona të tjerë të dyshuar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rolin e tyre në aktivitetet kriminale./ Zoom.al

Postime të lidhura