zoom

Aktualitet

Pranë kazanëve të rakisë! Gjendet e pajetë një e moshuar në Himarë

Një 75-vjeçare është gjetur e pajetë në Himarë. Trupi i saj ishte pranë kazanëve të rakisë afër banesës së saj.

L.Dh u transportua në morgun e Sarandës, teksa dyshohet se ka vdekur nga një arrest kardiak 3-4 ditë më parë.

Në trupin e saj janë parë shenja dekompozimi, por jo dhune.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.