zoom

Sport

Pogba në telashe të reja për dopingun, karriera përmbys! E vetmja shpresë, KAS-i

Pol Pogba është dënuar me katër vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv, si pasojë e përdorimit të dopingut.

Mesfushori që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal.

Megjithatë, autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar me katër vite. Kështu, karriera e tij është në rrezik të madh pasi mbush 31 vjeç më 15 mars.

Vendimi i Gjykatës Kombëtare Anti-Doping megjithatë mund të kundërshtohet nga ai dhe avokatët e tij para KAS në javët në vijim, ndërsa Juventus do të vendosë se si do të vazhdojë me kontratën që lidh mesfushorin me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2026. /ZOOM.AL/