Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 45-vjeçarit Valter Lleshi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë.
Hetimet e deritanishme dhe dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor kanë bërë të mundur rindërtimin e lëvizjeve të viktimës në orët e fundit para atentatit.
Sipas burimeve hetimore, Lleshi ishte larguar nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe, së bashku me një koleg pune, ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku ishte i punësuar. Rreth dy kilometra para vendit të ngjarjes, kolegu i tij ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar udhëtimin i vetëm.
Trupi i pajetë i Lleshit u gjet rreth orës 07:10 brenda automjetit të tij në fshatin Shkorrët, përgjatë segmentit rrugor Reps–Spaç. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
68 vite pritje për këtë ditë, rrëzohet rekordi historik që ka “çmendur” tifozët e Brazilit