Aplikacion
Edhe në shoun televiziv “Ferma VIP” duket se gjithçka nuk shkon vaj. Sherre, debate të forta, fyerje dhe akuza, deri tek përdorimi i forcës fizike apo intimidimi.
Aktori Albano Bogdo ishte ai që ka shpërthyer ndaj vajzave të Fermës, duke i cilësuar ‘nepërka’, në përjashtim të disave.
Elsa Lila ka ndërhyrë duke i thënë se nuk duhet t’u quajë kështu, ndërsa Albano insistoi duke thënë se nepërka të sulmon, se mbase nuk ka kurajë.
Pjesë nga biseda:
Albano: Jemi një tufë gjarpërinjsh, hiq 3-4 veta jemi njerëz të mirë, që ndjejmë dhe kuptohemi në sy. Një çerdhe nepërkash.
Elsa: Jo, besoj se ka më shumë se 4 veta që jemi.
Albano: Ja 5, 6, por ngelet një 10-tëshe plot me nepërka.
Elsa: Jo, nuk do arrija deri te nepërka.
Albano: Nepërka të kafshon, se mbase s’ka kurajë. Kakëzogëza…
Elsa: Kakëzogëza është shumë e bukur.